Kryetari i PD-së Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, iu bëri thirrje qytetarëve, sidomos socialistëve të ndershëm që t’i bashkohen opozitës për të rrëzuar Ramën.

Ai tha se Rama përdori pushtetin e tij për të shndërruar PS-në në organizatë kriminale.

Alban Tirana: Përshëndetje Doktor, jam një socialist dhe më vjen shumë keq ku është katandisur PS e Fatos Nanos dhe shumë akademikëve dhe profesorëve që janë zëvendësuar me Zeqinetë e Ramës. Më vjen shumë keq për partinë time që e ka mbuluar krimi dhe korrupsioni.

Sali Berisha: Përshëndetje Alban, në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet pas një rotacioni, dëshmi e funksionimit të demokracisë, në parlament unë i jam drejtuar me këto fjalë: Lidhjet e tua me krimin janë universalisht të njohura, por qytetarët shqiptarë u votuan dhe do të thotë se u amnistuan për lidhjet që keni me krimin. Jam i sigurt se edhe Brukseli do të amnistojë, do të pranojë verdiktin e qytetarëve shqiptarë.
Por, gjithçka do të përcaktohet nga qëndrimi yt ndaj krimit të organizuar.
Do i presësh ti lidhjet me krimin dhe bandat, ky do jetë një zhvillim shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Do i forcosh dhe do përdorësh pushtetin për t’i forcuar ato, kjo do jetë një tragjedi.
E vërteta është se, ai përdori të gjithë pushtetin e tij për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me bandat gjersa e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale.
Ndaj dhe unë, ftoj çdo socialist të ndershëm që ka idealet e tij të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në krye pas Enver Hoxhës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: