Ernest Muçi vijon të lërë gjurmë me ekipin e tij Trabzonspor. Të premten, ekipi nga Trabzoni triumfoi në shifrat 3-1 kundër Karagumruk dhe sulmuesi shqiptar fillimisht dha pasimin e parë në minutën e 20-të, për t’i hapur rrugë Tufan, I cili asistoi për Onuaçu.
Më pas në pjesën e dytë pati meritën kryesore teksa dha dy krosime nga goditja e këndit, të cilët u dërguan në rrjetë nga Nuaju, duke shënuar dopietë personale. Muçi nuk arriti të finalizonte dot vetë, por ndihmoi shumë skuadrën e tij, e cila pas 24 javësh qëndron në vendin e tretë dhe synon dy vendet e para.
