I ardhur në formë huazimi nga Besiktas, Ernest Muçi po “ndez” me fanellën e Trabzonspor. Deri më tani, Muçi ka shënuar 10 gola me paraqitjet  e tij ka fituar zemrat e tifozëve.

“Pavarësisht se Ernest Muçi është zyrtarisht në huazim, sulmuesi shqiptar ka shumë të ngjarë të transferohet përgjithmonë te klubi aktual, pasi performancat e tij nuk i kanë dhënë Trabzonsporit asnjë arsye për të mos aktivizuar opsionin e tij të blerjes për 8.5 milionë euro”, shkruan faqja e specializuar e statistikave Sofasore.

Nuk mungon një foto e Muçit nga Sofascore dhe një titull pikant…

“Kurrë mos bjer në dashuri me një lojtar në huazim…”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb