Liverpool do përballet me Galatasaray në Champions League, në fazën tjetër. Arne Slot, trajneri i The Reds, komentoi shortin e hedhur të premten.
“Duke parë kundërshtarët e mundshëm, morëm saktësisht atë që prisnim: një 1/8 finale të fortë ndaj një skuadre me të cilën jemi përballur edhe më parë”
“Do të duhet të bëjmë shumë më mirë si mysafirë sesa herën e kaluar në Stamboll.
Në fund, ai vlerësoi rrugëtimin e Galatasarayt deri në këtë fazë të garës.
“Ata arritën një rezultat shumë pozitiv për të mbërritur deri këtu. Kjo është arsyeja pse kemi punuar kaq fort në kampionat. Donim të ishim këtu dhe tani duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.
