Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se qytetarët janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz lotsjellës.

“Ishte një marshim paqësor, jemi penguar nga ushtrimi i të drejtës së protestës. Na u bllokua rruga pa asnjë dalje alternativa dhe u sulmuan protestuesit pa shkak me gaz lotsjellës. Ajo shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret me krimin dhe revolta e qytetarëve kur shikojnë nuanca të atij regjimi që përsëritet, sigurisht që do ketë revoltë. Nuk ka asnjë person të lënduar vic një protestuesi. Të vetmit të lënduar janë qytetarët që janë sulmuar në mënyrë të pa precedentë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb