Kupa e Shqipërisë do të kthehet në mesjavë. Pas javës 26 në Superiore, është sërish koha që të luhet për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Ndeshjet e kthimit do të përcaktojnë gjysmëfinalistët.

Të gjitha ekipet pritëse janë në avantazh, për shkak të fitoreve që korrën si miq. Bëhet fjalë për Partizanin, Vllazninë, Egnatian dhe Dinamon.

Ndeshjet e kthimit janë rezervuar për të mërkurën, më 4 mars. Fillimisht do jenë dy takime në orën 16:30. Partizani sfidon Elbasanin dhe Vllaznia mat forcat me Bylisin.

Në orën 19:30 janë rezervuar dy sfidat e tjera çerekfinale. Egnatia prej Dinamon, ndërsa Dinamo përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”.

ÇEREKFINALET E KTHIMIT NË KUPË

4 mars(e mërkurë)

Partizani – Elbasani(1-0), ora 16:30

Vllaznia – Bylis(1-0), ora 16:30

Egnatia – Teuta(2-1), ora 19:30

Dinamo – Tirana(2-0), ora 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb