Presidenti i Federatës së Futbollit në Iran ka bërë me dije se vendi nuk ka gjasa të shkojë në Kupën e Botës këtë verë.
“Me atë që ka ndodhur sot dhe me atë sulm të Shteteve të Bashkuara, është e pamundur të mendojmë përpara për Kupën e Botës, por janë drejtuesit sportivë që duhet të vendosin”- tha Mehdi Taj.
Pas rritjes së tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, administrata Trump në SHBA njoftoi se do të ketë operacione të mëdha luftarake kundër këtij vendi.
Pas sulmeve, janë ngritur pyetje në lidhje me pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës, kompeticion që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada këtë verë.
Kujtojmë që Irani është në një grup në Botëror me Zelandën e Re, Egjiptin dhe Belgjikën.
