Sassuolo mundi 2-1 Atalantën në Reggio Emilia. Përtej rezultatit, në minutën e 15-të u regjistrua një episod. Pinamonti bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj mbrojtësit tonë të kombëtares, Berat Gjimshiti.

Arbitri nuk hezitoi për asnjë moment dhe menjëherë i tregoi kartonin e kuq sulmuesit të Sassuolos. Për fat, Gjimshiti shpëtoi mirë dhe ishte në gjendje për të vijuar sfidën. Ai u largua nga fusha në minutën e 76-të, për t’i lënë vendin Hien.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb