Ambasada Gjermane në Tiranë mbështet qëndrimin e delegacionit të BE-së publikuar gjatë ditës së sotme ndaj protestës së opozitës më 28 shkurt.
Në një reagim në rrjetin social Instagram, përmes një mesazhi, ambasada gjermane thotë se e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës.
“Udhëheqësit politike duhet te permbushin pergjegjesine e tyre per bashkëjetesë paqesore ne nje demokraci”, shkruhet në mesazhin e ambasadës gjermane në Tiranë.

