Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një video ilustruese, ku tregohet grafikisht mënyra sesi rrëshqiti segmenti Librazhd-Prrenjas tek Arrat e Gurrës në Dragostunjë, ku mendohet se rrëshqitja nisi në anën e poshtme të rrugës.

Pas marrjes së kampionëve gjeologjikë përmes shpimit me sondë në 4 pika kyçe, të cilët do t’i nënshtroheshin ekspertizës për qëndrueshmërinë e zonës, ARRSH ka publikuar edhe gjurmën se ku do të ndërtohet aksi i ri me gjatësi 1.3 kilometra që do të lidhë Dragostunjën me Hotolishtin.

Po ashtu, ARRSH pritet të përcaktojë sot se kur do të nisë puna për ndërtimin e rrugës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb