Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogorasë, sot në orën 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.

Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet rreth 1 kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të zonës së Palasës, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. Procesi do të zhvillohet pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së trafikut gjatë zhvillimit të këtij operacioni.

Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron se çdo veprim po kryhet në përputhje me standardet e sigurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb