Kampionati Kombëtar i Taekwondos “vishet” bardheblu, me Tiranën që vijon dominimin absolut prej 1 dekade. Në drejtimin e trajneres ikonë Arjola Kasaj, klubi i Tiranës doli me 21 medalje nga ky edicion, duke siguruar 8 vende të para, 6 vende të dyta dhe 7 vende të treta. Ekipi bardheblu u përfaqësua në Kampionatin Kombëtar të Taekwondos me 23 sportistë të rritur dhe 3 sportist të rinj.

Ajo që bie në sy ishte një tjetër detaj shumë domethënës pasi Tirana dominoi me sportiste femra ku nga 8 pesha, 5 prej tyre u fituan nga vajzat bardheblu.

Këto shifra i dhuruan Tiranës dhe statusin e ekipit më të mirë për të rritur në këtë edicion. Jo vetëm kaq, gjithashtu sportisti më i mirë i këtij turneu, për të rritur, u shpall Ernest Merdanaj i Tiranës.

Këto janë klubet dhe sportistët që spikatën në Kampionatin Kombëtar të Taekwondos:

🏅 Sportistët më të mirë teknikë 2026

🥇 Junior Femra: Vanesa Muho
🥇 Senior Femra: Kristel Haxhi
🥇 Junior Meshkuj: Ditjon Gjika
🥇 Senior Meshkuj: Ernest Medanaj
🏆 Ekipet Fitues
Junior
🥇 Akademia Studenti
🥈 Shoqata Vllaznia Taekwondo
🥉 Partizani Taekwondo
Senior
🥇 Tirana Taekwondo
🥈 Shoqata Rinore Sportive Studenti
🥉 Shoqata Vllaznia Taekwondo

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb