Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e së martës ku Barça synon të përmbys humbjen e thellë 4-0 në “Metropolitano”.

Klubi katalanas ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi polak ka pësuar një frakturë kockore në fytyrë në ndeshjen e kampionatit kundër Villarrealit.

Ekzaminimet e kryera në orët e fundit kanë nxjerrë në pah një frakturë në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të majtë, si pasojë e një traume të pësuar gjatë ndeshjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb