Cristiano Ronaldo do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Al Nassr ndaj Al-Fayha të shtunën.

41-vjeçari, i cili humbi një penallti gjatë ndeshjes, u detyrua të largohej përpara kohe nga fusha, pasi sinjalizoi në stol se kishte probleme. Dëmtimi ka shqetësuar jo pak tifozët e Portugalisë, me Kupën e Botës që tani është vetëm tre muaj larg.

Ky eveniment  do të jetë i gjashti dhe i fundit i Ronaldos në Kupën e Botës. CR7 shpreson që të mos ketë asgjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt në fushë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb