Shkëndija e Tetovës la luajtur sot ndeshjen e saj të javës së 20-të në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe ka marrë fitoren që i duhej për të ngushtuar diferencën me Vardarin e vendit të parë që ishte arratisur në kryesim.

Barazimi 1-1 i këtij të fundit me Strugën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi këtë fundjavë, i dha mundësinë e artë Shkëndijës, e cila nuk e shpërdoroi përballë Pelisterit, duke fituar 2-1, edhe pse iu desh të përmbyste rezultatin.

Kjo, pasi Spirovski i dha avantazhin miqve që në minutat e parë. Por nga një gol në secilën pjesë nga i zakonshmi Ibraimi, bënë që Shkëndija të përmbyste shifrat e siguronte fitoren që e lë tashmë 4 pikë pas Vardarit.

Një diferencë që mund të ngushtohet në javën e ardhshme, ku ka një përballje direkte pikërisht mes dy skuadrave të kreut, ndërsa Struga për momentin mbetet e shkëputur në vendin e tretë në klasifikim.

dfgfdgfdgdgfdgfdgf

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb