Rasti i  fundit ku lojtari i Benficas Prestianni akuzohet për racizëm ndaj Vinicius ka vendosur në lëvizje FIFA-n. Presidenti i FIFA-s, Infantino ka lënë të kuptohet se do të ketë ndëshkime për lojtarët që mbulojnë gojën kur fyejnë kundërshtarët.  Futbollistë që bëjnë veprime të tilla, do të dalin menjëherë nga loja me karton të kuq.

“Kush nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka arsye të mbulojë buzët dhe gojën. Gjesti shërben për të mbuluar një ofendim diskriminues dhe kartoni i kuq duhet të jetë pasojë natyrale e këtij veprimi për të pastruar futbollin nga këto sjellje të papranueshme” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb