Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se Irani duhet të heqë dorë nga synimi i tij për t’u pajisur me armë bërthamore.
Sipas Starmer mënyra për të ndaluar luftën do të jetë një marrëveshje që e bën të qartë se Irani nuk dëshiron të pajiset me armë bërthamore.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe sulmet në bazën e RAF Akrotiri në Qipro, duke thënë se bazat britanike në Qipro nuk përdoren nga bombarduesit amerikanë dhe se sulmi nuk ishte i lidhur me ndonjë vendim të Mbretërisë së Bashkuar. Starmer ka shtuar se i qëndron vendimit të tij që Mbretëria e Bashkuar të mos përfshihet në bombardimin e Iranit, pavarësisht kritikave të presidentit amerikan Donald Trump.
