Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.

Erdogan këto sulme një “shkelje të qartë” të së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se Turqia ndan dhimbjen e popullit iranian.

Gjithashtu ai nënvizoi se Turqia do të intensifikojë kontaktet e saj në të gjitha nivelet derisa të arrihet një armëpushim dhe qetësi në rajon, duke shtuar se vazhdimi i konfliktit paraqet rreziqe serioze për rajonin dhe botën me të cilat askush nuk mund të përballet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: