Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar.
Bashkëbisedimi është fokusuar në garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.
