Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, deklaroi se është e papranueshme që deputetët të mos njihen me dosjen për Belinda Ballukun.
Gjatë fjalës së tij Shehaj ka akuzuar kreun e Kuvendit Niko Peleshi ‘se po fsheh’ dosjen e SPAK për Belinda Ballukun.
Ai nënvizoi se i është dërguar shkresë, ndërsa thekson se është e paprecedent që deputetët të votojnë duke mos ditur dhe lexuar dosjen.
“Si mund të votojnë nëse nuk kanë dosjen që të kuptojnë nëse SPAK ka apo jo prova. S’mund të krijohet precedent që deputetët të votojnë pa ditur mbi çfarë të votojnë. Kryetari i Kuvendit nuk ka dhënë përgjigje, i kemi dërguar shkresë zyrtare, nëse mund të na vihet në dispozicion, por asnjë përgjigje.
Një dosje që vjen nga SPAK për deputetët kryetari i Kuvendit ta fshehë në kasafortë, e papranueshme. Nuk do që deputetët të marrin vesh se si ka vjedhur Belinda Balluku”, tha ai.
