Pronari i një parukerie është arrestuar kurse bashkëshortja e tij u procedua penalisht, pasi akuzohen se nuk i kanë dhënë mbi 20 mijë euro paga punonjësve të tyre në kryeqytet.

Është arrestuar nga policia pronari i sallonit “Adelse Hair Institute”, Besmir Aliko ndërsa po hetohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, Katrina Balaj. Salloni “Adelse Hair Institute” frekuentohet gjithashtu dhe nga VIP-at.

Gjithashtu dyshohet se pajisjet e biznesit ku ushtronin aktivitetin, janë të kontrabanduara.

“Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi B. A., 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “mashtrimi”, “punësimi i paligjshëm”, “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “kontrabanda me mallra të tjera”, sqaroi policia.

Hetimet e mëtejshme për këto 5 vepra penale i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit e tyre, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Kolektivi”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi B. A., 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb