Ambasada amerikane në Kuvajt është mbyllur “deri në njoftimin e radhës”.
Në deklaratën e shpërndarë në X thuhet se vendimi është marrë për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.
“Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore – të rregullta dhe emergjente”, thuhet në postim.
Më herët, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje amerikanëve në shumë pjesë të Lindjes së Mesme – përfshirë Kuvajtin – që të largohen me mjete komerciale, për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.
Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë gjatë natës.
