Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran, ka renditur katër pika të cilat janë të rëndësishme sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se transparenca, barazia, mbikqyrja dhe sanksionet, janë pika të rëndësishme ku kjo reformë duhet të bazohet, duke shtuar se vendi ynë ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm.

“Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar. Duhen pasur parasysh katër pika: Transparencë, deklarim i plotë i të ardhurave të partive politike, Barazia, Zbatimi i institucioneve mbikqyrëse, burime të mjaftueshme financiare e njerëzore për të ushtruar kontrollin, Sanksione efektive dhe proporcionale për të dekurajuar mos respektimin e ligjit.

Thelbësore është se kuadri i financimit të partive politike, do të bëhej i pa plotë pa adresuar rekomandimet për fushatat zgjedhore. Raporti i OSBE për 2015 dhe ato të mëparshme, evidentoi një sërë fushash ku duhet të rishihet kuadri ligjor.
Jemi te gatshëm të mbështesim komisionin në dialogun mes palëve.
Duke qenë se në pranverën e 2017 janë zgjedhjet lokale, koha është vendimtare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb