Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se kuadri ligjor sa i përket financimit të partive politike në vend, ka dobësi serioze.
Në fjalën e tij në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Celibashi u shpreh se problem është transparenca dhe fakti që partitë nuk publikojnë në mënyrë proaktive duke mos mundësuar aksesin e publikut në të dhënat.
“Në praktikë sistemi i financimit përballet me një sërë problemesh që rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor. Në Shqipëri kemi një kuadër ligjor për financimin, analiza e zbatimit tregojnë se ky kuadër ka boshllëqe, paqartësi e dobësi serioze dhe kërkohet ndërhyrje e gjerë. Thelbi qëndron tek llogaridhënia barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut.
Mungesë e publikimit proaktiv të partive, nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare përveçse kur KQZ publikon të dhënat. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna.
Mbi 50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore. Kjo tregon se auditimi shpesh bëhet në mënyrë”, tha ai.
