Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Detyrim Paraqitje” për katër protestuesit e opozitës që hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Kjo ishte edhe pika kulmore e protestës, kjo pasi përplasje me policinë kishte vetëm pak para mbërritjes te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku protestuesve iu zu rruga nga efektivët.
Ndërkohë hedhja e molotovëve në “Vilën31” u pa si një mesazh politik. Brenda godinës ndodheshin disa artistë të huaj, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u dëmtua.
