12 marsi është afati i fundit për shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut, ccka do t’i hapte rrugë arrestimit të saj.
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po tentojnë të djegin afatet.
Më tej Berisha u ndal te AKSHI dhe Ergys Agasi, i cili sipas tij ka regjistrime nga zyra e tij, që i tejkalojnë dosjet e Epstein.
“Ka shumë mundësi që kjo po ndodh, që ata po djegin afatin 3 mujor. Sicc e shihni, Rama nuk pranon të dorëzojë veten në gjykatë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për marrëveshje por nuk i eci.
Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele e pa shoqe multi dimensionale. Përveç vjedhjeve me Ramën, bashkë me ish burrinë saj. E morët vesh që e ka me divorc gjoja, por për të vjedhur janë bashkë. Transaksionet e tij janë të pa fundme, bashkë me soj e sorollopin e saj, ka bërë përpjekje të hapura për të dëmtuar provat, ka kërcënuar me banda e banditë drejtësinë.
Kërcënimet ndaj SPAK janë bërë nga bandat, u janë dërguar mesazhe kërcënuese për jetën.
AKSHI vorbulla më e zeë në historinë shqiptare. Agasi është Rama, njeriu që organizon vrasje dhe vjedhjen e të dhënave të shqiptarëve për t’u a dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Me videot e ti i ka kompromentuar më shumë, Epsteini është lule çfarë ka zyra e Agasit”, tha ai.
