Në 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, e konsideruar ndër ngjarjet më të rëndësishme historike të Shqipërisë ndër mijëvjeçarë, në qytetin e Lezhës u zhvillua aktiviteti me temë “Kthimi te Rrënjët”, organizuar nga Lëvizja e Legalitetit.
Pjesëmarrës në aktivitet ishte edhe Princ Leka II, i cili falenderoi të pranishmit për besnikërinë ndaj Legalitetit, duke theksuar krenarinë e të qenit trashëgimtarë të Kastriotëve.
Sipas organizatorëve, Shqipëria ka nevojë për një shtet të së drejtës dhe për forcimin e institucioneve, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri të kohës.
Gjithashtu, u rikujtua edhe motoja e Mbretit Zog, “Atdheu mbi të gjitha”, si një thirrje për përgjegjësi dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. Ceremonia vijoi me dekorimin e figurave të shquara të periudhës së mbretërisë.
