Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.

Një makinë tip Toyota që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.

Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatmir Kuci dhe pasagjerja shtetasja Kano Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore

Sipas bluzave të bardha janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb