Kristjan Asllani ka dhënë sinjale pozitive në ndeshjet e para me fanellën e Besiktas. Klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit në fund të sezonit, por shifra prej 11 milionë eurosh, e cila pretendohet prej Interit konsiderohet si shumë e lartë.

Në këto kushte, Besiktas synon që gjatë bisedime me zikaltërit, të bëjë të mundur uljen e çmimit. Asgjë nuk do jetë e lehtë në tratativa, por vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Asllanit. Deri më tani, 23-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje dhe ka dhuruar 1 asist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb