Dinamo mori fitoren e parë për vitin 2026 pak ditë më parë duke mundur Vorën në transfertë me rezultatin 1- 2. Goli i fitores u shënua nga Andre Teikseira në minutat e fundit të takimit, me një goditje nga jashtë zone që përfundoi në cepin e portës për të shënuar 1-2.

Për Teikseiran, ky ishte goli i dytë i shënuar me fanellën e Dinamos dhe si për ironi të fatit, të dy golat i ka shënuar në ndeshje përballë Vorës. Fillimisht, Teiksera i ka shënuar Vorës në fazën e dytë të kampionatit në kryeqytet, golin që i jepte barazimin e përkohshëm skuadrës së Dajës.

Ndryshe nga kjo sfidë ku Teikseira shënoi nga distanca, asokohe ai realizonte me kokë pas një goditje këndi. Teikseira nuk e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë disa herë në stol megjithatë ai është kthyer në protagonist dhe është një nga lojtarët më të dalluar në skuadrën e Dinamos. Mbrojtësi portugez është kthyer në titullar dhe me rikthimin e Alijit, Daja ka ndryshuar vendosje duke luajtur me 3 qendërmbrojtës ku veç Alijit e Teikseiras, është edhe Bruno Dita në qendër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb