Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Mashhad.

Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

Sipas agjencisë, trupi i Liderit Suprem është planifikuar të çohet në Mashhad pas funeralit në Teheran. Datat e funeraleve janë duke u finalizuar dhe do të shpallen së shpejti.

Kujtojmë se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra si pasojë e sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb