Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike “Apple” dhe “Samsung”, prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale.

Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb