Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme është reflektuar shpejt edhe në Shqipëri.
Në pikën e shitjes me pakicë të karburanteve “Elda”, çmimi i naftës ka shkuar këtë të mërkurë në 179 lekë për litër, nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë, duke shënuar një rritje prej 4 lekësh.
Nuk ka një shpjegim të qartë për këtë ndryshim, sidomos duke pasur parasysh se ende janë në shitje karburantet e importuara para nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në disa pika të tjera të karburanteve, çmimi ka mbetur i pandryshuar në 175 lekë për litër.
Për këtë situatë, kreu i grupit parlamentar, Tedi Blushi, ka depozituar në Kuvend një projektligj për uljen e çmimit të karburanteve.
