E rëndë në Gjirokastër! Një e moshuar që ishte e akomoduar në Azilin e të Moshuarve, ka rënë nga tarraca e azilit dhe është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:30. Për pasojë ka marrë plagë e fraktura dhe u dërgua për mjekim në spitalin rajonal.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: