Turqia “nuk ishte shënjestër” e një rakete të lëshuar nga Irani, që shkonte drejt hapësirës ajrore turke, e cila u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, tha një zyrtar turk për agjencinë e lajmeve AFP të mërkurën.
“Ne besojmë se synonte një bazë në Qipron Greke, por doli nga drejtimi”, tha zyrtari turk.
Raketa iraniane u shkatërrua në ajër nga forcat mbrojtëse të NATO-s teksa u pikas mbi hapësirën ajrore të Turqisë.
Sakaq, Ankaraja zyrtare u shpreh se rezervon të drejtën të përgjigjet ndaj veprimeve kërcënuese ndaj vendit.
