Polonia përballet me Shqipërinë këtë muaj, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play off të Botërorit. Trajneri i polakëve, Jan Urban pranoi se bëhet fjalë për një rival të sikletshëm, por u shpreh besimplotë për aftësinë e lojtarëve të tij.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë. Sigurisht që në ndeshjen ndaj Shqipërisë kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por edhe kundërshtari ka avantazhet e veta, madje të konsiderueshme. Askush nuk duhet të mendojë se fitorja më 26 mars është formalitet. Është ndeshje e vështirë për Poloninë.
“Kur Shqipëria u kualifikua në Europianin e vitit 2024 eliminoi Poloninë. Në turneun e luajtur barazuan me Kroacinë dhe humbën minimalisht me Italinë dhe Spanjën. Kanë futboll interesant dhe të njëjtin trajner pre vitesh. Kanë shumë stabilitet. Shqiptarët aktivizohen në klube të mira, shumë prej tyre në Itali”, tha trajneri polak.
