Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. Blurtë bëjnë me dije se ndaj tij ishtë caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet e zhvilluara rezulton se në orët e para të mëngjesit të 11 nëntorit 2025, në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, 37-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin katit të parë të një subjekti privat.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb