Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, mbajti sot një konferencë për shtyp sa i përket reformimit të shërbimit onkologjik në nivel kombëtar.
Gazetari Osman Stafa, i bëri disa pyetje ministren, sa i përket mungesë së barnave dhe terapive për të sëmurët me sëmundje të rënda.

“Ilaçet aktualisht në Onkologjik janë mungesë 2 ilaçe, Aberateroni ku të sëmurët me prostatë janë 2 muaj pa terapi, ndërsa Acidi folinik blihet si drogë nëpër cepa”, tha ai.
“Kemi marrë disa masa për qendrueshmëri në furnizimin me barna. Ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për pacientët, por duhet një zgjidhje e përhershme.

Kemi punuar edhe për protokolle shumë të mira që linjat e trajtimit të jenë të standartizuara sipas BE, kjo bën që të kemi një furnim të qëndrueshëm”, u përgjigj ministrja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb