Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 20 ditë të kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj përjashtohet për 20 ditë nga aktivitete e Parlamentit.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.
Në kërkesën e saj, PS thekson se Shehaj ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren edhe pasi i kishte përfunduar koha e caktuar për fjalën.
“Pas mbarimit të afatit 2-minutësh, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke e penguar zhvillimin normal të seancës dhe duke vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në shkresë.
