Është zhvilluar në Kuvend seancë pyetje përgjigje mes deputeti të PS Erion Braçe dhe ministres së Arsimit Mirela Kumbaro.
Braçe ka shprehur shqetësimin në lidhje me kohëzgjatjen e ndërtimit të shkollës 11 janari dhe zhvillimin e mësimit me turne.
Ndërkohë ministrjha ka sqaruar se ndërtimi i shkollës ka mbaruar dhe po bëhet mobilimi i saj.

Erjon Braçe: Një muaj, 2 ditë dhe 2 orë për t’u kthyer në normalitet. Për çfarë, për 10 minuta. Pyetjet që kam paraqitur lidhen me shqetësimin qytetar. Kam prioritet ndërtimine shkollës 11 janari, ndërtimi i shkollës është e mirë publike, por shoqërohen edhe me shqetësime për fëmijët dhe prindërit e gjyshërit. Administrimi i kohës së ndërtimit të një shkolle mund të bëhet thjeshtë.
Fëmijët kryejnë shkollën pasdite dhe ndryshojnë agjendën e dhe të prindërve që janë në punë. Procesi i nxënies së fëmijëve ka ndryshuar nga ai i pasdites në të paradites, janë shqetësime normale njerëzore.

Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret, sepse duhet kryer edhe mobilimi, që ka procedurën e vet të prokurimit sipas fazave të buxhetit. Ka nisur procesi imobilimit të ambienteve me orendi dhe mjete didaktike, në mënyrë që shkolla të vihet në funksion të plotë ku Bashkia e Tiranës si autoritet përgjegjës për këtë aspekt është në procedurë për përfundimin e këtij procesi dhe për kompletimin e të gjitha ambienteve, për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Sot kemi një ndërtesë moderne me standarde bashkëkohore infrastrukturore, me kapacitete të zgjeruara për nxënësit, me klasa funksionale dhe hapësira të dedikuara për zhvillimin e lëndëve mësimore. Ky është një investim i rëndësishëm, i shumëpritur për komunitetin dhe për sistemin arsimor në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. Shkolla e re “Edith Durham” ka 33 klasa mësimore, nga të cilat 13 janë të dedikuara për arsimin fillor dhe 20 për ciklin 9-vjeçar, duke siguruar kapacitete të mjaftueshme për nxënësit.
Godina e re është e pajisur me 10 laboratorë të specializuar për lëndë të ndryshme si informatikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjuhë të huaj. Krahas tyre, shkolla ka edhe sallë multimediale, bibliotekë si dhe një palestër me sipërfaqe prej 405 m², duke krijuar hapësira funksionale për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe edukative.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe tranzitore, theksoj se nxënësit e shkollës “Edith Durham” po zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, e cila ndodhet vetëm 160 metra larg, duke mos u larguar nga zona ku nxënësit janë mësuar të shkojnë, apo duke mos shkaktuar probleme të theksuara në transportin e tyre.

Edhe shkolla “Emin Duraku” është një shkollë e re, e ndërtuar sipas standardeve evropiane përmes programit EU4School, duke garantuar kushte shumë të mira për zhvillimin e mësimit. Në këtë rast, dua të shpreh një falenderim të veçantë për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjyshërit, të cilët gjatë kësaj kohe kanë treguar mirëkuptim dhe bashkëpunim maksimal. Ky solidaritet ka qenë shumë i rëndësishëm për të garantuar vijimin normal të procesit mësimor, por nga ana tjetër duke mundësuar vijimin e punimeve për rikonstruksionin total të shkollës Edith Durham”, tha ministrja Kumbaro.

Më tej, ministrja Kumbaro theksoi se investimet në objektet arsimore mbeten prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

“Shumë shpejt nxënësit do të rikthehen në ambientet e reja të shkollës “Edith Durham”, në një mjedis më modern dhe më funksional për zhvillimin e mësimit.Gjithashtu, theksoj se investimet në arsim mbeten një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.
Vetëm në Tiranë, në vitet e fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 70 shkolla të vendit, duke krijuar kushte moderne për mijëra nxënës që sot mësojnë në ambiente të pajisura me laboratorë, biblioteka, palestra dhe terrene sportive”, tha ministrja Kumbaro.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb