Rikthimi te Sivasspor i ka bërë mirë Rey Manajt, me sulmuesin kuqezi që ka realizuar 4 gola në 5 ndeshje. Për Manaj ka folur së fundmi trajneri i Sivasspor, Ismet Tashdemir, i cili theksoi se lojtari shqiptar nuk ka arritur ende më të mirën e mundshme.
“Rei Manaj është thuajse gati, ndoshta mund të shtojë diçka më shumë sa i përket gjendjes së tij, por po punon në këtë drejtim. Ai po punon shumë mirë. Ai ka gjithashtu edhe një përkushtim të mire.
“Unë e shoh që është integruar mirë me ekipin, shpresojmë që kjo gjë të vazhdojë edhe në vijim. Në fund të fundit, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, një lojtar me të vërtetë i shkëlqyer. Ne kemi edhe lojtarë të tjerë gjithashtu por presim që të gjithë të përmirësohen nga dita në ditë, pasi jemi në një periudhë ku nuk kemi nevojë për justifikim”- tha ai.
