Autori i grabitjes me armë zjarri ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor është identifikuar si 42-vjeçari Luan Maçi.

BalkanWeb ka siguruar foton e autorit të grabitjes, i cili u arrestua brenda ditës së sotme nga forcat e policisë.

Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se në momentin e grabitjes autori ka qenë me mjekër, ndërsa në tentativë për të fshehur identitetin ai ka shkuar në banesë dhe e ka hequr atë.

Sipas autoriteteve ai ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara.

42-vjeçari ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb