Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron.

Erdogan theksoi se Turqia po bën përpjekje intensive për të forcuar fushën e diplomacisë dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave për Iranin.

Presidenti turk po ashtu nënvizoi tha se “zgjatja e konfliktit në Iran do të ishte një burim destabilizimi si për rajonin ashtu edhe për të gjithë botën”, duke shtuar se duhet një bashkëpunim më i madh në mbrojtje midis aleatëve të NATO-s.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb