Pogradec- Një 48-vjeçar i jep fund jetës duke konsumuar substanca të ndaluara, dyshohet fostoksinë.

Mësohet se 48-vjeçari është marrë me urgjencë nga ambulanca e spitalit të Pogradecit për tu transportuar drejt Tiranës por ka ndërruar jetë rrugës për shkak të gjendjes tejet të rënduar. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar 48-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ndërsa trupi është sjellë në morgun e spitalit të Pogradecit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb