Gazetari Bledian Koka ka analizuar situatën politike, deklaratën e Belinda Ballukut dhe reagimet e opozitës në vend. Në një intervistë në News24 ai deklaroi se fjalimi i Belinda Ballukut teksa i kalo stafetën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjetikës ishte një aktrim i neveritshëm.
Gazetari Koka tha se të gjitha rrugët që janë bërë nga kjo qeveri janë me probleme. Sa i përket çështjes dhe përballjes me drejtësinë, gazetari tha se ‘nuk sheh mundësi që ajo të dorëzohet’ dhe se është drejtësia ajo që duhet të veprojë. Sa i përket qëndrimit të kryeministrit Edi Rama tha se ka vetëm hallin e tij dhe jo të Ballukut dhe se ‘po luan një lojë shahu’. Balluku në kuptimin politik është një kufomë që ecën, por ne jemi në një moment delikat për të kuptuar nëse dosjen do shkojnë drejtpërdrejt te Rama”, u shpreh ai.
Sa i përket opozitës, nënvizoi se në seancën e 12 marsit nuk duhet të ‘bjerë pre e provokimeve’.
“Mendoj që kanë qenë një nga aktet më të neveritshme. Mendoj që ishe Erion Veliaj më i i neveritshmi, por nuk kisha parë asgjë. Por cili ishte mesazhi dhe qëllimi i sotëm. Pas asaj që ndodhi me zonjën Spiropali në Kuvendin e Shqipërisë, ajo replika me që në fakt nuk ishte me zotin Berisha, por me shefin e saj politik. Për momentin zonja Spiropali është në një moment të vështirë politik, por ndryshe nga Balluku nuk është akuzuar për korrupsion. Pra kur ti akuzohesh se nuk ke zbatuar urdhrat e shefit, për këtë je armik i qytetarëve. Por kur ti tenderuar 1.1 mld euro dhe të gjitha rrugët janë me probleme të sigurisë kombëtare, duke përfshirë edhe Tunelin e Murrizit që vetëm dy javë më parë ka ndodhur një çmenduri, se autoriteti Rrugor Shqiptar ka qenë një çmenduri pasi thotë nuk e kemi marrë akoma në dorëzim dhe nuk mund të japin përgjigje kur ky tunel përdoret prej gati 365 ditësh. Pra të gjitha janë me probleme. Janë tenderuar nga i njëjti person kanë filluar të cedojnë në të njëjtën kohë. Është këputur i gjithë zullumi i zonjës Balluku dhe na tregon që sot ‘fjalët i merr era, por që kemi rastin e shembjes së rrugëve. Pra ky njeriu ka guximin t’i thotë shqiptarëve që mbeten veprat. A mundet kjo zonjë të dalë të thotë që tuneli i Murrizit është krenari e imja, por ende nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Për 1.1 mld euro që janë hedhur ka investuar kjo zonja për të ndërtuar këto rrugë do të duhen 1.1 mld të tjera për t’i bërë nga e para dhe kjo është akoma më e rëndë. Por të mos përmendur këtu edhe tenderët e parqeve fotovoltaike. Kjo zonja para një viti kërcënonte punonjësit e ujësjellës Vlorës. Por unë nuk pres që Balluku të dorëzohet, por pres të shoh çfarë do bëjë drejtësia dhe deri ku do shkojë presioni i opozitës”, tha ai.
