Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim kërkesën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës së zgjedhjes së presidentit.
Përmes një shkrese kjo gjykatë e ka njoftuar Haxhiun se ka regjistruar kërkesën K.068/26, e cila është parashtruar nga ajo dhe 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës. lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Në këtë shkresë, thuhet se deputetët e Kuvendit mund t`i paraqesin komentet e tyre me shkrim për këtë çështje deri më 9 mars 2026.
