Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë një interviste në “Kjo Javë”, e cilësoi qeverisjen socialiste me nivel të lartë korrptiv, por që elitat e saj kanë marrë rolin edhe të heroit edhe të viktimës.

Alizoti iu referua fjalimit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku mbajtur sot para stafit të saj në ditën e dhënies së stafetës pasardhësit të saj, Enea Karakaçit.

“Është një rast i cuditshëm në këtë vend, që ata që kryejnë shumë dëme, në fund marrin dhe rolin e viktimës.

Gjithmonë drejtësia është me ata, dhe pafajësia dhe mëshira. Është tragjike të shohësh individë që shkojnë drejt burgosjes.

Por burgu për vjedhje është më i rëndë sesa ata që burgosen për ide”, tha Alizoti.

Tomor Alizoti: Elita politike shqiptare qeverisëse ka arritur një nivel korruptiv dhe piraterie dhe ka marrë edhe rolin e heroit dhe atë të viktimës.

Më bëri përshtypje fjalimi i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Është një rast i cuditshëm në këtë vend, që ata që kryejnë shumë dëme, në fund marrin dhe rolin e viktimës.

Gjithmonë drejtësia është me ata, dhe pafajësia dhe mëshira. Është tragjike të shohësh individë që shkojnë drejt burgosjes.

Por burgu për vjedhje është më i rëndë sesa ata që burgosen për ide. Burgu për grabitje, që mban peng një popull të varfër, dhe të dëgjosh fjalë të tilla duket sikur atyre u ka ndodhur padrejtësi. Nuk ka mbetur vepër pa u shkatërruar, financa të grabitura në një mënyrë marramendëse. Kjo situatë ka cuar në shpopullimin e Shqipërisë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb