Pavarësisht se kanë kaluar disa javë, rasti i kartonit të kuq të Kalulu për ndërhyerje ndaj Bastonit vijon të jetë çështje diskutimi. Për këtë temë ka folur Gianluigi Buffon, kreu i delegeacionit të kombëtares italiane.
“Si mund të mos ndërhysh për një gabim aq të rëndë, si ai në rastin e Kalulu? Kush mund ta konceptuar një rregull të tillë? Është një procedurë që të bën të çmendesh.
Nëse eviton një gabim të madh, i bën mirë lojës së futbollit. Nuk është e kundërta. Sigurisht, nuk është normal ai që e ka krijuar këtë rregull”, – ka thënë Buffon.
