Elisa Spiropali i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Pas marrjes së detyrës, Hoxha ka reaguar me një mesazh falënderimi për paraardhësen e tij, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e saj gjatë drejtimit të diplomacisë shqiptare.

Aaab42ab 39e3 4862 88ab 1faa4a3989e8
Aaab42ab 39e3 4862 88ab 1faa4a3989e8

“Falënderim i përzemërt për ministren Elisa Spiropali për punën, përkushtimin, kontributin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme”, shkruan Hoxha në reagimin e tij.

Ai thekson se është kënaqësi të marrë stafetën për të vijuar përparimin e proceseve të rëndësishme që lidhen me përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Postimi
Falënderim i përzemërt për Ministren Elisa Spiropali, @elisaspiropali për punën, përkushtimin, kontibutin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punet e Jashtme.

Ishte kënaqësi të merrja sot stafetën, për të vijuar përparimin e shumë proceseve e kantiereve të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të vendit në botë.

I uroj suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme.

Screenshot
Screenshot

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb