Sot, 8 mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Këtë e kujtoi Papa gjatë Angelus-it, duke kërkuar të rinovohet “angazhimi, që për ne të krishterët bazohet në Ungjill, për njohjen e dinjitetit të barabartë të burrit dhe gruas”.
“Fatkeqësisht – shtoi Papa Leone -shumë gra që nga fëmijëria vazhdojnë të diskriminohen dhe përballen me forma të ndryshme dhune. Atyre, në mënyrë të veçantë, u shpreh solidaritetin dhe lutjet e mia”.
